Kosova
“Kosova e panjohur” në një guidë turistike në gjuhën gjermane
Libri mban titullin "Kosovo - Natur und Kultur zwischen Amselfeld und albanischen Alpen" (Kosova - Natyra dhe kultura në mes të Fushës së Kosovës dhe Alpeve Shqiptare)
“Kosova, deri tash ende nuk mund të thuhet se njihet si një pikë tërheqëse për të kaluar pushimet. Por, kjo mund të ndryshojë shumë shpejt, nëse mund t`i besohet pledoajeut të autorit Martin Bock në librin e tij mbi vendin e vogël, që duket sikur të jetë i ngujuar në mes të Serbisë në veri, dhe Shqipërisë e Maqedonisë në jug.
Kështu shkruan gazeta gjermane “Badische Zeitung” duke prezantuar guidën më të re turistike mbi Kosovën, të botuar në gjuhën gjermane nga botuesi “Treschler Verlag”, transmeton albinfo.ch. Libri mban titullin “Kosovo – Natur und Kultur zwischen Amselfeld und albanischen Alpen” (Kosova – Natyra dhe kultura në mes të Fushës së Kosovës dhe Alpeve Shqiptare)
“Kjo pozitë gjeografike veç tjerash, ka bërë që Kosova në vazhdimësi të ketë përfshihej në konflikte luftarake dhe politike. Bock prezanton historinë e vendit në detaje, në mënyrë që, siç e thekson ai, “t`i japë mundësi lexuesit që të bëjë në mënyrë të përshtatshme klasifikimin dhe vlerësimin e veçorive që ka Kosova”.
Pavarësisht nga ekskursioni nëpër histori, në këtë guidë turistike bëhet e qartë se Kosova ka sharmin e vet krejt specifik, transmeton albinfo.ch gazetën gjermane. Kjo ka të bëjë sa me natyrën e larmishme, aq dhe me ndikimet kulturore.
Fotografitë, ashtu siç ndodh shpesh në guidat turistike të “Trescher Verlag”, janë relativisht të vogla. Kjo është paksa për të të ardhur keq, por megjithatë lexuesi edhe përmes tyre e merr një përshtypje lidhur me Kosovën dhe njerëzit e saj.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind