Shkurt.ch
Gjatë tetorit, 8.4% kërkesa azili më shumë se në shtator
Arsyeja për rritjen e përkohshme të numrit të azilkërkuesve gjatë tetorit qëndron, sipas SEM, te programet ndërkombëtare, në kuadër të të cilave Zvicra ka marrë obligime
Gjatë muajit tetor të këtij viti, në Zvicër kanë kërkuar azil 1528 persona, që është për 119 ose 8.4% më tepër se në muajin shtator. Por, ndërkohë që në mes këtyre dy muajve ka pasur ngritje, sipas Sekretariatit Shtetëror për Migracion (SEM) rënie e madhe është regjistruar po u krahasua ky tetor me tetorin e vitit 2016. Në këtë periudhë është shënuar një rënie e madhe, për 27.1 për qind.
Arsyeja për rritjen e përkohshme të numrit të azilkërkuesve gjatë tetorit qëndron, sipas SEM, te programet ndërkombëtare. Kështu, Zvicra, bazuar në detyrimet që ka marrë nga aksioni i OKB-së për rivendosje të refugjatëve nga kampet në zonat e krizës, ka pranuar 36 refugjatë nga Siria. Veç tyre janë pranuar edhe 142 të tjerë nga Greqia dhe nga Italia. Këta kanë përfituar nga programi i BE-së për shpërndarjen e refugjatëve.
Më së shumti azilkërkues gjatë tetorit kanë ardhur nga Eritrea, 274 sish që është për 15 më shumë se në shtator. Pas eritreanëve vijnë në radhë sirianët, me 268 kërkesa azili. Te këta të fundit duhet veçuar se rritja në krahasim me shtatorin e kalon dyfishin, gjegjësisht, në tetpr kanë ardhur në Zvicër 155 sirianë më tepër. Kjo sigurisht për shkak të programeve të përmendura më lart. Në vendin e tretë vijnë kërkesat për azil nga Afganistani (91), në vendin e katërt ato nga Sri Lanka (69)dhe në të pestin, azilkërkuesit nga Somalia (46).
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave Pas zemërimit për rritjen masive të taksës së re të makinave, Këshilli i Madh i Gjenevës...
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor
-
BE-ja kërkon që në universitetet e Zvicrës studentët e huaj të paguajnë sa zviceranët
-
Për këto propozime votojnë të dielën zviceranët