Shkurt.ch

Prostitucioni me të mitur-a, vepër penale

Kush shfrytëzon shërbimet seksuale të të mitur(a)ve nga 16 deri 18 vjeç, duhet të ndëshkohet

Dhoma Nacionale e parlamentit të Zvicrës ka votuar të enjten për ndalimin e prostitucionit me persona të mitur në mes të moshës 16 dhe 18 vjeçare. Kush shfrytëzon shërbimet seksuale të të mitur(a)ve duhet të ndëshkohet.

Dhoma në fjalë ka miratuar me këtë rast në heshtje katër kërkesa lidhur me këtë problematikë.

Zvicra do të jetë së shpejti shteti i vetëm evropian që lejon ofrimin e shërbimeve seksuale me të holla, të të miturave, ka thënë deputetja Chantal Gallade nga SP-PS e Cyrihut. Ndërsa Luc Barthassat nga CVP-PDC e Gjenevës kjo gjendje është e patolerueshme.

Rregullimi i ri që do t`i bëhet kësaj çështjeje është kusht që Zvicra të jetë pjesë e konventës së Këshillit të Evropës për mbrojtje të fëmijëve nga shfrytëzimi seksual.