Maqedonia

Rasti “Kumanova”: Të pafajshmit kërkojnë dëmshpërblim

“Dy vjet e gjysmë jam këtu dhe e ndiej vetën shumë keq, larg familjes, larg fëmijëve”, deklaroi Besnik Ajdini për mediet në Maqedoni

Katër pjesëtarët e liruar të Grupit të Kumanovës nuk do të mund të ankohen për të kërkuar dëmshpërblim për kohën sa kanë qëndruar në burg, pa u kryer i tërë procesi gjyqësor për këtë rast. Vendimi për lirimin e tyre është i plotfuqishëm vetëm nëse Prokuroria nuk ka ankesë të shkallës së dytë në Gjykatën e Apelit.

Avokati Asmir Alispahiç paralajmëron kërkesë për dëmshpërblim të klientit të tij, i cili qëndroi në paraburgim për rreth dy vjet e gjysmë. Kërkesë të njëjtë tha se do të bëjë edhe i liruari nga burgu, Besnik Ajdini.

“Dy vjet e gjysmë jam këtu dhe e ndiej vetën shumë keq, larg familjes, larg fëmijëve”, deklaroi Besnik Ajdini për mediet në Maqedoni.