Manifestime
Rishqyrtimi i shtetit: kufijtë dhe ndjenja si “në shtëpi”
Me rastin e ditës së tij vjetore të 9 nëntorit 2017, EKM/CFM do të përqëndrohet në të gjitha këto çështje dhe do të provojë një vështrim vizionar në "shtëpi" të re përtej kufijve

Komisioni Federal për Migracionin (EKM/CFM) ofron për debat një temë të re për ditën vjetore të tij. Kufijtë e strukturojnë hapësirën dhe e bëjnë të mundur përcaktimin e përkatësisë së individëve në një territor konkret të shtetit. Linjat imagjinare të ndarjes që formojmë në mendjet tona, i ndajnë qeniet njerëzore në kategori sociale dhe universe të ndryshme. Megjithatë, jeta jonë e përditshme – organizimi i hobive tona, mbivendosjet ekonomike dhe proceset e punës, marrëdhëniet tona dhe mentaliteti ynë – po bëhen gjithnjë e më shumë ndërkufitare.
Cili është ndikimi i këtyre kufijve fizikë dhe imagjinarë, respektivisht shpërbërja e tyre, në jetën e njerëzve dhe në shtetin?
Me rastin e ditës së tij vjetore të 9 nëntorit 2017, EKM/CFM do të përqëndrohet në të gjitha këto çështje dhe do të provojë një vështrim vizionar në “shtëpi” të re përtej kufijve.
Pjesa e parë e kësaj dite do të përqendrohet në dallimin mes kufijve realë dhe imagjinarë. Deri në ç’masë luajnë një rol për shoqërinë, për individin, lirinë e lëvizjes së tij, identitetin e tij?
Janine Dahinden, eksperte në hulumtimet për transnacionalitet, Kristina Schulz, profesoreshë e historisë së migrimit, Samir, regjisor, dhe Nasser Tafferant, sociolog, do të ndriçojnë aspekte të ndryshme të subjektit dhe do të tregojnë se mbyllja e kufijve fizikë varet nga ajo nëse një person është i privilegjuar apo jo; se kufizimet që krijohen në trurin tonë përcaktojnë gjerësisht jetën tonë të përditshme dhe se, pavarësisht këtyre barrierave, shumë njerëz kanë aktivitete të përditshme ndërkufitare.
Pjesa e dytë do të merret me debatin mbi “kufijtë e hapur”, të cilët shpesh janë të diskutueshëm. A duhet t’u jepet personave e drejta për liri të lëvizjes në mbarë botën? Apo kufijtë e hapur çojnë në më shumë pabarazi? Dy filozofë, Andreas Cassee dhe Hans Bernhard Schmid, do të argumentojnë pro dhe kundër.
Dhe së fundi: si e vendosim veten në një botë ku lëvizshmëria është bërë një tipar qendror? A kemi nevojë për “rrënjë” dhe nëse po, cilat rrënjë? A duhet të japim një përkufizim të ri në lidhje me koceptin “në shtëpi”? Joelle Kuntz, gazetare, dhe Ilma Rakusa, shkrimtare, reflektojnë mbi debatin.
E-Diaspora
-
Numri i lartë i shkollave shqipe dhe nxënësve në Gjermani Aktualisht, në shumë qytete të Gjermanisë funksionojnë qindra shkolla shqipe, ku mësojnë mijëra nxënës shqiptarë sipas Këshillit...
-
Vazhdon mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Gjermani
-
Studentët shqiptarë të Universitetit të Muzikës në Vjenë mirëpriten nga Fate Velaj
-
Leonard Ferati reagon ndaj debatit për votimin komunitar: “Është demokraci lokale, jo sistem i organizuar”
-
Çka duhet të dini para se të bleni një shtëpi në Zvicër?
Jeta në Zvicër
-
Plani i ri për pushim të zgjatur prindëror në Zvicër Zvicra duhet të prezantojë gjithsej 36 javë pushim prindëror pas lindjes së një fëmije – domethënë...
-
70% e arit në botë kalon përmes Zvicrës
-
Coop dhe Migros ngjiten në renditjen botërore të supermarketeve
-
ETH Cyrih refuzon të plotësojë pyetësorin e qeverisë amerikane
-
Sektori farmaceutik zviceran përballet me pasiguri pas kërcënimit të taksave të reja amerikane