Opinione
Komunikimi i pazakontë i Ministres së Punëve të Jashtme të Surinamit
E gjitha ka filluar me deklaratat e ministrit të punëve të jashtme të Serbisë, Ivica Dacic, i cili më 31 tetor 2017 deklaroi se Surinami ka marrë vendimin për ta tërhequr njohjen e Republikës së Kosovës, shtet të pavarur...
Ka disa ditë që diskutohet në media se Surinami e ka tërhequr njohjen e Republikës së Kosovës, shtet të pavarur. Gjithashtu është diskutuar në media rreth asaj se a është e mundur tërheqja e njohjes.
E gjitha ka filluar me deklaratat e ministrit të punëve të jashtme të Serbisë, Ivica Dacic, i cili më 31 tetor 2017 deklaroi se Surinami ka marrë vendimin për ta tërhequr njohjen e Republikës së Kosovës, shtet të pavarur.
Qysh më datën 29 tetor 2017 është publikuar në „Caribbean News Now“ një koment kritik nga Ray Chickrie (linku; „Suriname flip-flops on Kosovo and Western Sahara recognition“ (https://wp.caribbeannewsnow.com/2017/10/29/commentary-suriname- flip-flops- kosovo-
western-sahara- recognition/).
Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergej Lawrow, thekson në një konferencë për media të mbajtur së bashku me ministren e Punëve të Brendshme të Surinamit, Yldiz Pollack-Beighle, më 31 tetor 2017, se Rusia ka një sërë projektesh ekonomike në Surinam. Në këtë konferencë, në asnjë fjali nuk është përmendur Kosova (linku: (http://www.mid.ru/en/press_service/video/-/asset_publisher/i6t41cq3VWP6/content/id/2927121?p_p_id=101_INSTANCE_i6t41cq3VWP6&_101_INSTANCE_i6t41cq3VWP6_languageId=de_DE))
Qeveria e Republikës së Kosovës thotë që nuk ka pranuar një notifikim (notë zyrtare) nga Surinami.
Por, më shumë qartësi solli një shkrim i „Caribbean News Now!“ nga data 2 nëntor 2017, ku thuhet se Surinami revokon njohjen e Republikës së Kosovës në vizitën e Rusisë. Në të ishte publikuar edhe shkresa e cila mendohet të jetë revokimi i njohjes (linku: (https://wp.caribbeannewsnow.com/2017/11/02/suriname-revokes-kosovo-recognition-heels-russia-visit/).
Sipas rregullave të përgjithshme të të drejtës ndërkombetare i lejohet secilit shtet të marrë vendimin vetë se me cilin shtet tjetër dëshiron të mbajë marrëdhënie diplomatike dhe konzullore.
Pra në këtë rast, Surinamit nuk mund t`i bëhet ndonjë akuzë juridike nëse nuk dëshiron të ketë marrëdhënie diplomatike dhe konzullore me Republikën e Kosovës (çfarë mendon populli për këtë sjellje të tejdukshme, nuk ka nevojë të tematizohet).
Mirësjellja (apo Courtoisie) sipas të drejtës ndërkombëtare përshkruhet si praktikë në marrëdhëniet diplomatike në mes të shteteve, përkatësisht përfaqësuesve të shteteve me njëri tjetrin. Këtu duhet cekur, se komunikimi i ministres së Punëve të Jashtme të Surinamit – me gjithë kujdesin për t`u përmbajtur diplomatikisht – është për t`u kualifikuar, së paku, si i pazakontë.
Në marrëdhëniet ndërkombëtare është patjetër një praktikë e mirë, nëse i adresuari i një notifikimi, si rasti i shkresës, më datë 27 tetor 2017, të njoftohet përmes rrugës së zakonshme postare dhe jo përmes mediave.
Juristët diskutojnë për dekada të tëra se a është njohja e një shteti nga një shtet tjetër, akt i natyrës juridike konstitutive apo deklarative!?
Të njëjtit juristë po ashtu diskutojnë për dekada të tëra se a mundet fare të vijë te tërheqja (juridikisht efektive) e një njohjeje nga një shtet tjetër.
A ka pushuar me këtë akt të shtetit të Surinamit së ekzistuari Republika e Kosovës? Sigurisht që jo. Republika e Kosovës po jeton!
Ne jemi në të vërtetë juristë, por njëherë për njëherë nuk ka nevojë të shpenzohet ngjyrë lapsi mbi argumentet juridike ndaj pyetjes, se a është fare e mundshme juridikisht të tërhiqet një njohje!?
Le ti japim kësaj radhe përparësi mendjes së shëndoshë njerëzore të popullit italian, i cili thotë përmes një fjale popullore: La gente ama dire che non c’è più niente da fare, quando una campana ha suonato (Tingëllima e një kambane nuk mund të zhbëhet). Që nënkupton se njohja e një shteti nuk mund të tërhiqet.
(lic.iur. Orhan Spahiu
Jurist
Kueng Lawyers Prishtina
Kueng Rechtsanwälte Bassersdorf)
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq Trendi në rënie prej vitesh vazhdon kështu: shitjet totale të birrës ranë me 1.6% në 4.5...
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve