Gjuha
Kuizi në Lozanë, shembull që duhet ndjekur
Në Lozanë, LAPSH-i shënoi Ditën e Mësuesit dhe njëherësh atë të Pavarësisë së Kosovës
© albinfo.ch
Të dielën e kaluar, në një sallë të mbushur përplot u festua Dita e Mësuesit, 7 Marsi si dhe përvjetori i Pavarësisë së Kosovës.
Manifestimi ishte i larmishëm, dhe atë sikurse për nga ngjyrat, tingujt, animacionet si dhe origjinalitetit të programit. Natyrisht, prezenca e gjithanshme e fëmijëve, si dhe e prindërve ia shtonte begatinë evenimentit.
Në suaza të këtij manifestimi udhëheqësi i palodhshëm i LAPSH-it në Vaud, z. Isni Idrizi, si dhe bashkëpunëtorët e tij kishin përfshirë në program një kuiz të diturisë së gjuhës dhe civilizimit shqiptar.
Ishte diçka e re, kreative dhe me shije. Ana përmbajtjesore dhe ajo teknike e realizimit të kuizit ishte shumë në nivel: precize, me pyetje mirë të menduara dhe të realizuara në pah me një vend të përparuar.
Befasitë e bukura të ngjarjes ishin po ashtu edhe përgjigjet jashtëzakonisht në nivel të nxënësve të seksioneve të ndryshme të shkollave shqipe në Vaud, respektivisht të Nyon-it, Rolle, Morges, Lozanë dhe Aigle-Monthey.
Krahas plot mysafirëve të veçantë të këtij manifestimi, vlen të theksohet prezenca e Ambasadorit të Republikës së Maqedonisë në Bernë, z. Ramadan Nazifi, si dhe Nënkonzullit të Kosovës në Gjenevë, z. Arjan Kashtanjeva.
Sa për fund, ndoshta manifestime të këtij lloji duhet të shpeshtohen edhe në anë të tjera të Zvicrës. Për këso evenimente do të duhej ndoshta eventualisht që në të ardhmen të mendohet të shkurtohet koha e programit zyrtar, për t’u lënë më shumë vend çasteve më pak zyrtare, ku njerëzit mund të bisedojnë, të shihen mes tyre dhe ku veçanërisht fëmijët mund të lëvizin dhe të lozin lirshëm.
Sidoqoftë, LAPSH-i i kanton-it Vaud meriton lëvdata të veçanta për seriozitetin dhe përkushtimin e mbajtjes gjallë dhe në vazhdueshmëri të mësimit plotësues në gjuhën shqipe për gjeneratat e reja shqiptare-zvicerane.
E-Diaspora
-
Vritet një shqiptar në Itali dhe plagoset vëllai i tij Policia italiane arreston dy persona me kombësi maqedonase...
-
Londër: Shqiptari është gjetur pa shenja jete
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
Jeta në Zvicër
-
Nestle sheh nevojën për veprim mbi çmimet e produkteve Nestle duhet të ndërmarrë veprime për çmimet për të inkurajuar konsumatorët të blejnë mallrat e saj,...
-
Zvicër: Bli tani, paguaj më vonë
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Si do të përfitojnë banorët e Gjenevës nga taksat më të ulëta mbi të ardhurat
-
Gati 75% e dëbimeve të urdhëruara në Zvicër në vitin 2023 janë kryer