Kosova
Duhet të hiqet TVSH-ja për pajisjet e IT-së
Konsulenti për media sociale, Valon Canhasi, është shprehur se Kosova duhet të marrë vendim për heqjen e TVSH-së nga të gjitha pajisjet e IT-së dhe të përkrahë ekonominë digjitale.
Canhasi ka shtuar se pret që tregu i IT-së dhe programimi do të kenë rritje të madhe në vitet e ardhshme.
“Neve po na mungon të tregojmë se jemi të aftë të realizojmë sendin në Kosovë. Kemi djem e vajza të reja që prodhojnë programime për aeroport në LA, për Mercedes, punojnë me brende të mëdha prej Kosovës, pa pas nevojë hiç me dal. Arsyeja pse këta djem e vajza të reja punojnë prej Kosovës në këtë industri është sepse ekonomia digjitale te ne nuk është zhvilluar”, deklaroi ai në “KTV”.
Ai thotë se nëse Qeveria investon në këtë treg, atëherë nuk do të ketë shumë punësime, por ata që punësohen do të kenë rroga shumë të mëdha. “Në tri vitet e ardhshme ka me qenë rritja ma e madhe. Në qoftë se Qeveria vendos me mbështet këtë treg, nuk ka me pas numër shumë të madh të punësimeve, por ata që punësohen kanë me pas mirëqenie dhe rroga shumë të mëdha, investimi kapital është i vogël sepse jemi tu fol për llaptop, teknologji”, theksoi Canhasi, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj










