Opinione
Nevoja e institucionalizimit të islamit në Zvicër
Gjatë një dreke një mik më tha se persona të përkatësisë Alevi i kishin shprehur zhgënjimin e tyre për mospasqyrimin e tyre në media, për shkak se ato përqendrohen vetëm te myslimanët sunitë. Miku im i ishte përgjigjur: “Aq më mirë”!
Kjo metaforë paksa përmbledh gjendjen aktuale që ndërlidhet me praninë e popullsisë të besimit dhe kulturës myslimane në Zvicër, e cila është shndërruar gjatë viteve, në suaza të rritjes së tyre demografike si dhe të një konteksti të dhunshëm ndërkombëtar në një sfidë politike për vendin.
Është e qartë se perceptimi i myslimanëve në Zvicër është i ndikuar fuqishëm nga retorika e sigurisë që mbizotëron ndaj tyre në vendet perëndimore, të cilat janë prekur nga akte të dhunës terroriste të papara dhe me plot urrejtje. Kjo popullatë është gjithashtu në qendër të vëmendjes për shkak të mobilizimit të shpeshtë, nga një pjesë e klasës politike zvicerane, në tematika simbolike që i referohen kësaj feje.
Debati mbi faktorin mysliman në Zvicër duhet të mbahet, por jo sikur të ishte një trup i huaj, sepse më shumë se një e treta e myslimanëve në fjalë janë zviceranë. Realiteti mysliman është një çështje shoqërore dhe është koha që të mendohet për një bashkëjetesë paqësore dhe të qëndrueshme me fetë-besimet e tjera si dhe vlerat e këtij vendi.
Problemi që kjo qasje aktuale paraqet?
Temat që i referohen islamit dhe njerëzve të kulturës dhe fesë myslimane në Zvicër në debatet publike trajtohen vetëm nga këndet emocionale, sepse kështu ato zgjojnë peshë në proceset politike zgjedhore, duke transmetuar kështu një mesazh, me arsye apo jo, i cili ndjell frikë mbi ndonjë rivërje në pyetje hipotetike, nga kjo fe-besim, të së ardhmes të realitetit kulturor dhe ligjëror të këtij vendi.
Pa e mohuar problemin e perceptimit apo ndjenjës negative që dominon ndaj realitetit kulturor dhe fetar mysliman në Zvicër, tendenca shumicë e myslimanëve në Zvicër është e heshtur, e moderuar dhe që privilegjon një qasje fetare të matur, duke iu akomoduar rendit kulturor ekzistues si dhe sistemit ligjor të vendit. Ky fakt, i cili nuk paraqitet gjithmonë si duhet në debatet publike, është një realitet pozitiv për vendin.
Pyetjet e vërteta që duhet të zënë tani debatin janë ato që i referohen mënyrës në të cilën ky komunitet fetar të përfshihet në sistemin juridik-administrativ dhe institucionalizimin e tij në Zvicër. Çështja qendrore që duhet të kërkohet është se si ta integrojmë në mënyrë efektive këtë dimension mysliman, i cili në thelb është plural, në harmoni me traditën federale dhe demokratike të Zvicrës.
Shteti, në nivel kantonal, ka një rol të rëndësishëm në shoqërimin e këtij procesi, si një arbitër që siguron respekt për “të drejtën e dallimin fetar”, duke siguruar respektimin e vlerave, të arriturave historike shoqërore dhe lirive individuale të të gjithëve.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha