Lajme

23 mijë vëzhgues do të ruajnë votën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të certifikojë më shumë se 23 mijë vëzhgue. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se këto zgjedhje karakterizohen për numrin më të madh të vëzhguesve që kanë marrë pjesë në monitorim, krahasuar me herët e kaluara, ndërsa ka paralajmëruar se të enjten do të akreditohen edhe 8 mijë vëzhgues, krahas mbi 15 mijë vëzhguesve të certifikuar deri sot.