Maqedonia

Avokati Raufi: Dënime drakonike në një proces të montuar

Sipas mbrojtjes, kundër vendimit do të apelohet, ndërsa një hetim ndërkombëtar do t’i vinte pikë këtij procesi të montuar politikisht dhe të inskenuar nga Shërbimi Sekret Maqedonas

Mbrojtja e pjesëtarëve të ”Grupit të Kumanovës” kanë thënë se vendimet për dënim janë drakonike dhe se i gjithë procesi ka qenë i montuar. Sipas mbrojtjes, kundër vendimit do të apelohet, ndërsa një hetim ndërkombëtar do t’i vinte pikë këtij procesi të montuar politikisht dhe të inskenuar nga Shërbimi Sekret Maqedonas.

”Ne si mbrojtje nuk kemi pritur dënime korrekte, por as nuk kemi pritur kaq dënime të mëdha dhe drakonike. Me hetim ndërkombëtar do të vërtetojmë se këto njërës këtu janë sjellë për interesa të dikujt tjetër. Për gjithë vendimet do të japim ankesa”, deklaroi avokati i Naser Raufi.

Ai tha se mbrojtja ka informacione për fakte që e vërtetojnë se kjo është e montuar.

“Me hetim ndërkombëtar do të mbyllet edhe ky rast. Shërbimet sekrete e kanë montuar këtë proces” tha Naser Raufi, njëri nga avokatët e mbrojtjes.