Shkurt.ch

Zvicerani vritet nga rebelët marksistë

Ai është qëlluar në një shesh të qytetit Kidapawannga pjesëtarë të Armatës së Re Popullore Marksiste (NPA)

Të martën është vrarë një shtetas zviceran nga rebelët marksistë në jug të Filipineve. Sipas policisë, ai është qëlluar për vdekje në një shesh të qytetit Kidapawannga pjesëtarë të Armatës së Re Popullore Marksiste (NPA).

Departamenti federal i punëve të jashtme ka vërtetuar këtë informatë. Sipas njoftimit të këtij departamenti, Ambasada e Zvicrës në Manila është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet filipinase.

Zvicerani i vrarë është në fakt një burrë 47 vjeçar, zviceran por i lindur në Filipine.