Bota
Evropianët jetojnë më shumë në qytete
41% e popullsisë së Bashkimit Evropin jeton në qytete, 31% në qytete dhe rrethina dhe 28% në zonat rurale. Brenda vendeve anëtare, pjesa më e madhe e popullsisë në qytete u regjistrua në Maltë me 90%, ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar dhe Holanda, me 59% dhe 55%.
Statistikat flasin për vitin 2016. Nga ana tjetër, më pak se 1 në 4 persona jetonte në qytete në Luksemburg, në 13% të totalit, ndjekur nga Sllovenia dhe Sllovakia me 20% dhe 23%. Qytetet shihen si qendra të rritjes ekonomike, duke ofruar mundësi për studim, inovacion dhe punësim.
Megjithatë, jetesa në qytet ka edhe sfida, e një ndër to është strehimi i kushtueshëm. Qytetet kanë një normë më të lartë të njerëzve me edukim të lartë. Në vitin 2016, më shumë se 35%, apo 1 në 3 persona që jetonin në qytetet e Bashkimit Evropian kishin edukim të lartë, krahasuar me 20% në zonat rurale. Pavarësisht avantazheve, si edukimi dhe punësimi, jetesa në qytet sjell edhe kosto më të lartë të strehimit.
Siç raporton scan-tv në nivel të Bashkimit Europian, 13% e popullsisë në qytete jetojnë në ekonomi familjare që shpenzojnë më shumë se 40% të të ardhurave në dispozicion për strehim. Kosto më e lartë qëndronte në Greqi, ndjekur me një normë shumë më të ulët nga Danimarka dhe Gjermania.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland Për të konkurruar me vendpushimet malore më të mëdha dhe më të bukura si Davos dhe...
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër