Shkurt.ch
Qeveria, parimisht pro angazhimit të detektivëve kundër abuzuesve socialë
Këshilli Federal e miraton pranimin si dëshmi të inicizimeve të zërit dhe të pamjes. Por ai refuzon të pranojë vendosjen e gjurmuesve GPS
Këshilli Federal i Zvicrës, në parim është shprehur në favor të lejimit që dëshmitë e fituara nga vëzhgimi, të përdoren kundër personave të dyshuar për abuzim me ndihmat sociale. Me këtë qëndrim, qeveria e vendit ka miratuar propozimin që ka bërë Komisioni për Punë Sociale (SGK) në kuadrin e Dhomës së Kantoneve të Parlamentit të Zvicrës, njofton srf.ch.
Përkrahja është dhënë “parimisht” pasi që Këshilli Federal ka prezantuar edhe rezervat e veta lidhur me propozimin për krijimin e një baze juridike lidhur me çështjen, transmeton albinfo.ch. Kështu veç tjerash Këshilli Federal e miraton pranimin si dëshmi të inicizimeve të zërit dhe të pamjes. Por ai refuzon të pranojë vendosjen e gjurmuesve GPS, një gjë që komisioni e kishte kërkuar.
Qeveria argumenton refuzimin e saj të pjesshëm me nevojën për mbrojtjen e sferës private të personalitetit të njeriut dhe parimin e proporcionalitetit. Veç kësaj, ekzekutivi i vendit ka dyshimet e veta nëse përmes pajisjeve teknike vërtet mund të sigurohen njohuri vendimtare për dyshimet mbi keqpërdorimin e ndihmave sociale.
Rezervat tjera që Këshilli Federal ka ndaj propozimit të përmendur ka të bëjë me afatin e lejuar për ushtrimin e vëzhgimit.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara Njerëzit që vuajnë nga obeziteti tani kanë të drejtë për përfitime të AI në kushte të...
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor
-
BE-ja kërkon që në universitetet e Zvicrës studentët e huaj të paguajnë sa zviceranët
-
Për këto propozime votojnë të dielën zviceranët
-
Banorëve të Brienz u propozohet të zhvendos në Tiefencastel