Shëndetësi
Gjidhënia përgjysmon rrezikun për vdekje te foshnjat
“Gjidhënia për vetëm dy muaj redukton rrezikun e SIDS për gjysmë dhe sa më gjatë që bëhet gjidhënia, aq më e madhe do të jetë mbrojtje”
Foshnjat që ushqehen me gji për së paku dy muaj pas lindjes përgjysmojnë rrezikun për vdekje nga Sindroma e Papritur i Vdekjes (SIDS).
Sipas studimit të ri, foshnjat përfitojnë shumë nga ushqimi me gji për vetëm dy muaj, që po konsiderohet lajm i mirë nga nënat që nuk mund apo nuk duan të ushqejnë në atë formë fëmijët e tyre.
“Gjidhënia për vetëm dy muaj redukton rrezikun e SIDS për gjysmë dhe sa më gjatë që bëhet gjidhënia, aq më e madhe do të jetë mbrojtje”, ka thënë Fern Hauck nga “UVA School of Medicine” për “Science Daily”.
“Gjetja tjetër e rëndësishme është se studimi jonë tregoi se çfarëdo sasie e gjidhënies redukton rrezikun e SIDS – në fjalë të tjera, gjidhënia ofron vetëm benefite në këtë aspekt”, ka shtuar më tej Hauck.
SIDS është një nga shkaktarët më të mëdhenj të vdekjeve te foshnjat 1 muajshe deri në njëvjeçare.
Për studim hulumtuesit monitoruan 2259 raste të vdekjeve dhe kontrolluan 6894 foshnja që nuk vdiqën dhe panë se gjidhënia ishte “shkaktar” për mbijetesën e tyre.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













