Shkurt.ch
Publikohet fotografia e Këshillit Federal me ministrin e ri, Cassis
Për shkak të ndryshimit me ardhjen e ministrit Cassis, Kancelaria Federale ka publikuar sot fotografinë e re, të aktualizuar të vitit 2017, të Këshillit Federal
Sot, më 1 nëntor, Këshillit Federal ose qeverisë së vendit i është bashkuar ministri i ri, Ignazio Cassis, i cili ka zënë vendin e tashmë ish ministrit të dorëhequr, Didier Burkhalter,
Për shkak të këtij ndryshimi, Kancelaria Federale ka publikuar sot fotografinë e re, të aktualizuar të vitit 2017, të Këshillit Federal, thuhet në një njoftim nga Këshilli Federal i Zvicrës.
Edhe kjo fotografi është realizuar mbi konceptin e njëjtë me atë të edicionit të parë të këtij viti (janar 2017), shkruan albinfo.ch. Ajo tregon shtatë anëtarët e Këshillit Federal dhe Kancelarin Federal (post administrativ) në pamje nga afër dhe si siluetë.
Autor i fotografisë është sërish Beat Mumenthaler, ai që e kishte realizuar edhe versionin e fillimit të vitit.
Fotografia e aktualizuar e Këshillit Federal është shtypur në 10.000 kopje. Nga 1 nëntori 2017 ajo është e disponueshme në lozhat e Parlamentit Federal. Po kështu kjo fotografi mund të shkarkohet dhe porositet në adresën: www.admin.ch.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave Pas zemërimit për rritjen masive të taksës së re të makinave, Këshilli i Madh i Gjenevës...
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor
-
BE-ja kërkon që në universitetet e Zvicrës studentët e huaj të paguajnë sa zviceranët
-
Për këto propozime votojnë të dielën zviceranët