Gjuha
Gjenevë: Përgjegjësia për mësimin shqip bartet te të rinjtë
Më 28 shkurt është mbajtur Kuvendi Zgjedhor i LAPSH-së “Naim Frashëri”, për kantonin e Gjenevës.
Më 28 shkurt është mbajtur Kuvendi Zgjedhor i LAPSH-së “Naim Frashëri”, për kantonin e Gjenevës.
Pasi paraqiti fjalën e tij përshëndetëse kryetari i deritashëm i Këshillit Kantonal të LAPSH në Gjenevë, Agim Paçarizi, prezantoi shënimet me të dhëna e dëshmi lidhur me organizimin e MPSH nëpër komunat e kantonit të Gjenevës. Këtu përfshiheshin të dhëna mbi numrin e nxënësve, mësimdhënësve si dhe ato për bashkëpunimin me institucionet arsimore vendore që ndihmuan jetësimin e MPSH edhe materialisht.
Për të dhënat me të hyrat dhe të dalat, ishte siguruar material i shtypur, e për pjesëmarrësit zviceranë gjithashtu materiali në gjuhën frënge.
Agim Paçarizi, ka udhëhequr dhjetë vite me LAPSH në Gjenevë. Me rastin e zgjedhjes së kryesisë së re, nga pjesëmarrësit e Kuvendit, u kërkua të vazhdojë ende si kryetar, nga se kishte përvojë dhe suksese. Po kështu, tek autoritetet e vendit LAPSH e Gjenevës njihej përmes emrit të tij.
Mirëpo, z. Paçarizi largimin e tij nga posti i kryetarit e arsyetoi me dëshirën që tani udhëheqjen e LAPSH ta marrin të rinjtë. Si rezultat i këtij qëndrimi, kryesia e re u freskua me anëtarë të rinj që kanë studiuar apo janë duke ndjekur studimet në Zvicër. Paçarizi u premtoi atyre përkrahjen e tij.
Pastaj ai para kuvendarëve e paraqiti kandidaturën e Fadil Avdiut, të propozuar nga kryesia! Me që nuk kishte kandidat tjetër, me anë të votimit kryetar u zgjodh Fadil Avdiu.
Ndërsa Agim Paçarizi, u shpërblye me një libër–dhuratë, në shenjë falënderimi për angazhimin e tij shumëvjeçar në mirëvajtjen e shkollës shqipe.
Në Kuvend u propozuan edhe tre anëtarë nderi; Agim Paçarizi, Idriz Zeqiraj dhe Claude Dupanloup.
Kryetari i deritashëm, Paçarizi premtoi që në të ardhmen do të angazhohet dhe do të ndihmojë kryetarin dhe kryesinë e re si dhe përfaqësimin e LAPSH të KK. të Gjenevës në nivelin LAPSH” Naim Frashëri” të Zvicrës, me përvojën e tij.
Në fund ai falënderoi të gjithë ata që ndihmuan në realizimin e qëllimeve të LAPSH-së, sidomos anëtarët e kryesisë dhe ekipin e mësimdhënësve të cilët po e ruajnë gjuhën e kulturën shqipe tek fëmijët tanë.
Një falënderim të veçantë e të madh, e ka drejtuar Paçarizi për mikun e LAPSH-së anëtarin e nderit Claude Dupanloup, i cili ka dhënë ndihmë të pakursyer në avancimin e punës së LAPSH-së. Po ashtu ai ka falënderuar edhe bashkëpunëtorët e tij të afërt, Miriam FRIDMAN-Wenger, për DIP, e André CASTELLA për Zyrën e integrimit për të Huajt. Në fund ai ka falënderuar edhe komunën Onex me Aurore DUTEIL e cila vazhdimisht ka mbështetur arsimin shqip.
Mësimin në shkollën shqipe të Gjenevës e mbajnë 6 mësuese: Aravella Marika, Cyme Lokaj, Fatime Bllaca, Hana Bilalli, Hyrije Kurteshi dhe Lumnije Emini, në 8 komuna, 19 klasë, 275 nxënës.
Ndihmat e dhëna gjatë vitit 2011 e arrijnë shumën mbi 100 mijë franga, nga të cilat mbi 90 mijë nga autoritetet zyrtare të Gjenevës, për të cilat LAPSH u është shumë mirënjohës.
© Mësueset Cyme Lokaj dhe Arivella Marika me nxënësit e tyre
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












