Gastronomët shqiptarë në Zvicër
Restoranti italian shndërrohet në restorant me ushqime të kuzhinës shqiptare
Restoranti italian“JetSet” në Kloten të Zürichut, do të shndërrohet në restorant me ushqime të kuzhinës shqiptare.
Pronarët shqiptarë kanë premtuar cilësi të lartë, pritje të ngrohtë familjare dhe ambient të traditës shqiptare.
Në restorantin e tyre “JetSet” në Klloten, shumë afër Aeroportit të Cyrihut, Hetem Nrecaj dhe Jetmir Shabanaj kanë përuruar zyrtarisht të shtunën kuzhinën me specialitete shqiptare.
“Synim imi ka qenë që kuzhinën shqiptare ta prezantoj ashtu si është, pa e përzier fare me ushqime të tjera”, thotë për albinfo.ch Hetem Nrecaj, teksa shfleton menynë që i ka shtuar restorantit të tij, të identifikuar më parë, kryesisht me kuzhinën italiane.
Fakti se në restorant vazhdojnë të vijnë edhe klientë të rregullt zviceranë e të tjerë për shkak të afërsisë me Aeroportin e Cyrihut, e bën edhe më të qëlluar përcaktimin e tyre që të sjellin ushqimet e kuzhinës shqiptare.
Nrecaj tha se kanë vendosur të ruajnë traditën shqiptare të gatimit dhe ta promovojnë te banorët vendës.
Sido që të jetë, kohët e fundit gjithnjë e më shumë po hapen restorante në Zvicër me menu tërësisht shqiptare, si duket ka kaluar koha kur pronarë restorantesh kishin frikë se do të zbulohet përkatësia e tyre shqiptare…!
E-Diaspora
-
Ambasadori Ajeti: Për herë të parë, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit të Hamburgut Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka njoftuar sot se për herë të parë pesë...
-
Nyon: Mbrëmje festive për nder të Pavarësisë së Kosovës
-
Ambasada e Kosovës në Itali njofton mërgimtarët që dëshirojnë të votojnë
-
Prishtina, destinacioni numër një i fluturimeve nga Aeroporti i Bazelit
-
Bernë: Një ekspozitë me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Kur janë pushimet shkollore dimërore në çdo kanton zviceran? Shkurti është një muaj tradicional i ‘skive familjare’ në Zvicër, kur fëmijët marrin një javë (ose...
-
Eksportet e djathit zviceran shënuan vitin e dytë më të mirë në vitin 2024
-
Zvicra pret që numri i azilkërkuesve të bjerë përsëri në vitin 2025
-
Pse Zvicrës po i mbarojnë produktet farmaceutike
-
“Taksoni të pasurit” – Këshilli Federal synon të pasurit