Uncategorized
Ahmeti shpalli fitoren në shumicën e komunave shqiptare
“Jam këtu për të konfirmuar lajmin e fitores së madhe të BDI-së në Tetovë, Strugë, në Çair, në Dibër, në Saraj, në Likovë, në Dollnen, Tearcë, Pllasnicë dhe Kërçovë”, deklaroi Ahmeti
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti e ka shpallur fitoren në shumicën e komunave shqiptare, shkruan albinfo.ch.
Ai njoftoi për komunat ku kanë fituar. “Jam këtu për të konfirmuar lajmin e fitores së madhe të BDI-së në Tetovë, Strugë, në Çair, në Dibër, në Saraj, në Likovë, në Dollnen, Tearcë, Pllasnicë dhe Kërçovë”, deklaroi Ahmeti, njëkohësisht falënderoi votuesit dhe gjitha shtabet e partisë së tij.
Visar Ganiu ka njoftuar se ka fituar, ashtu si edhe në Saraj kandidati i BDI-së, Blerim Bexheti. Edhe në këtë Komunë kanë filluar festimet.
Festa ka filluar edhe në Komunën e Likovës, ku Erkan Arifi është në epërsi ndaj Shaban Zendelit të Lëvizjes Besa.
Aktivistët e BDI-së kanë dalur të festojnë edhe në Strugë.
Është ngushtuar ndjeshëm rezultati në Tetovë, ku ndryshe nga më parë, Teuta Arifi është duke udhëhequr me vetëm pak vota.
Teuta Arifi ka 4 879 vota kundrejt 4 781 votave të Bilall Kasamit.
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik