Shëndetësi
Kjo është koha më e sigurt për t’u operuar në zemër
Sipas studimit të ri, operimet e zemrës kanë performuar më mirë se të tjerët nëse ato janë bërë në mbrëmje dhe jo në mëngjes
A do të duhet të bëni operim në zemër së shpejti? Duhet të kërkoni nga kardiologu të caktoni termin në mbrëmje.
Sipas studimit të ri, operimet e zemrës kanë performuar më mirë se të tjerët nëse ato janë bërë në mbrëmje dhe jo në mëngjes.
Kjo sepse gjatë mbrëmjes operimi në zemër sinkronizohet me orën e brendshme të trupit që kontrollon kur njerëzit flenë, hanë dhe zgjohen. Me këtë rast ulet edhe rreziku për ndërlikime në zemër, kanë thënë hulumtuesit francezë, transmeton Albinfo.ch.
“Aktualisht, ka pak opsione për të ulur rrezikun e pas-operimit në zemër, që nënkupton se teknika të reja për mbrojtjen e pacientëve janë të domosdoshme”, ka thënë David Montaigne, profesor në Universitetin e Lillet.
Në një pjesë të studimit, ekipi i tij i ka ndjekur raportet mjekësore të gati 600 njerëzve të cilët kishin pasur ndërrim të valvules në zemër në 500 ditët e fundit, për të identifikuar ndonjë problem të madh si sulm në zemër apo vdekje nga sëmundja e zemrës. Gjysma e operimeve ishin bërë në mëngjes, ndërsa gjysma tjetër në mbrëmje.
Rreziku për një sulm në zemër ishte për 50 për qind më i ulët te ata që ishin operuar në mbrëmje. Vetëm 1 në 11 njerëz që ishin operuar në mbrëmje mund të kishte një ndërlikim në zemër pas operimit.
Në një pjesë tjetër të studimit, hulumtuesit monitoruan 88 pacientë deri sa u larguan nga spitali. Për 12 ditë, ata që ishin operuar në mbrëmje kishin më pak ankesa se sa ata që ishin operuar në mëngjes.
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih