Shqipëria
Rama fyen gazetarët për “rastin Tahiri”
“Ju thjesht përçoni akuzat si një tel bakri. S’mbani përgjegjësi për atë që përçoni”, u ka thënë Rama gazetarëve
Marrja e imunitetit për deputetin Sajmir Tahiri ka irrituar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka akuzuar dhe injoruar gazetarët të cilët po prisnin para qeverisë për informata. “Së pari turp për të gjithë ju dhe për të gjithë ata si ju që ende nuk e keni kuptuar se për çfarë bëhet fjalë dhe vazhdoni të torrollisni miletin me këto pyetje pa pikë sensi. E vërteta është që jeni pjesë e këtij problemi të madh. Ju thjesht përçoni akuzat si një tel bakri. S’mbani përgjegjësi për atë që përçoni”, u ka thënë Rama gazetarëve,
I pyetur nga mediet nëse për pafajësinë apo jo të Saimir Tahirit duhet të vendoste gjykata, kryeministri i përgjigjet me këtë sulm ndaj gazetarëve…
“Para se të bësh një pyetje kaq pa vend shko e lexo dhe shko kupto se cili është roli I kuvendit. E kuptoni që pyetjet tuaja burojnë nga padituria, s’është ndonjë problem të jesh i paditur, se s’keni për detyrë të dini gjëra që s’janë pjesë e formimit tuaj, por duhet të lexoni se kjo nuk është shkencë”, i përgjigjet Rama një gazetari.
Kryetarët e opozitës reaguan menjëherë për këtë situatë të krijuar me gazetarët.
Lulzim Basha thotë se kryeministri Rama ka humbur çdolloj ekuilibri psikik dhe njerëzor, transmewton koha.
“Sulmi agresiv, banaliteti rrugaçëror dhe kërcënimet kundër gazetarëve faktojnë çekuilibrimin psiqik që ka Edi Rama kur nuk arrin ta fshehë të vërtetën tronditëse as nga vetja e tij. I marre peng nga Saimir Tahiri dhe i kthyer ne nje lolo nga kriminelët që i diktojnë vendim-marrjen politike, Edi Rama sot ka humbur çdo lloj ekulibri psiqik dhe njerëzor ndaj po ushtron dhunë verbale ndaj çdokujt që i duket se sfidon pushtetin e tij. Sulmi ndaj gazetarëve është dhunë jo vetëm ndaj tyre, por dhunë ndaj gjithë shoqërisë e cila pa gazetarinë dhe pa fjalën e lirë përfundon në errësirë dhe skllavëri”, deklaroi lideri i Partisë Demokratike.
Për Bashën, përgjigjja më e mirë ndaj kësaj dhune është kurajo për të thënë të vërtetën.
Në krah të medias u shfaq edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, sipas së cilës pas akuzave ndaj prokurorisë, sot Kryeministri sulmoi në mënyrë të paprecedentë gazetarët.
“Nuk e kuptoj ku e gjen këtë guxim një kryeministër në largim, që ndoshta nën efektin e lëndëve narkotike shfryu dufin dhe frikën para punonjësve të medies. Ai u përpoq për ditë me radhë të intimidonte punën e prokurorisë, sot bëri të njëjtën gjë me gazetarët dhe medien që nuk i shërbejnë atij”, u shpreh Kryemadhi.
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih