Shqipëria
Në Shqipëri ka rritje të depresionit
Kur kamioni që kishte cak sulmin terrorist në Nice të Francës në qershor të vitit 2016, kishte hyrë në turmë, aty kishte edhe shqiptarë.
“Njerëzit vraponin nga të gjitha anët, kishte gra shtatzënë. Ka trupa të plagosur, është një çmenduri”, u shpreh pas ngjarjes nga Nica Liliana Berberi.
Mes tyre ishte edhe një zonjë 60-vjeçare nga Tirana. Ajo është një prej të mbijetuarve të sulmit dhe trajtohet si e tillë edhe nga shteti francez. Sulmi në festën kombëtare të Francës vrau 84 njerëz. Për zonjën shqiptare ngjarja duket akoma sikur ka ndodhur dje.
“Përballë gjendemi me një kamion shumë të madh që vinte me shpejtësi dhe ku kishte grupe njerëzish drejtonte timonin”, shprehet Diana, e mbijetuara nga masakra në Nice, shkruan “Top-Channel”.
Aktualisht ajo trajtohet për çrregullime të stresit pas traumës. Mjekimin e nisi që të nesërmen e tragjedisë.
“Aksidenti ka ndodhur në orën 23:00 dhe në 08:00 të mëngjesit ishin hapur qendrat sociale, me psikologë dhe doktorë. Lajmet përsëriten dhe unë shpesh e fik televizorin dhe nuk e shikoj”, thotë e mbijetuara.
Mjekët psikiatër pohojnë se numri i personave që kërkojnë ndihmë për probleme të shëndetit mendor është dyfishuar për më pak se një vit. Vetëm në Poliklinikën Qendrore në Tiranë janë paraqitur mbi 8 mijë njerëz që kërkojnë mjekim, përcjell albinfo.ch.
“Ne në numrin e regjistrit tonë jemi sot rreth 8 mijë persona që janë paraqitur për të marrë shërbim. Në vitin e kaluar, gjatë këtij 10 mujori ka 4 mijë të paraqitur”, ka thënë Arjana Rreli, psikiatre.
Shoqëria shqiptare po përjeton probleme të thella të shëndetit mendor. Fakti që janë tabu bën që ne të shohim vetëm një të shtatën e ajsbergut, pohojnë mjekët psikiatër. Sipas tyre, në 2020, depresioni do të cilësohet sëmundja e shekullit, duke lënë në vend të dytë sëmundje kardiovaskulare.
Pavarësisht shumë fushatave ndërkombëtare dhe kombëtare sensibilizimi që synojnë ta trajtojnë shëndetin mendor si çdo sëmundje tjetër, rezultatet janë modeste. Shumë i mbajnë këto sëmundje i mbajnë sekret edhe nga familjarët më të afërt, por e mbijetuara e shqiptarëve të sulmeve të Nices duket se ka vendosur ta mund edhe stresin që ato ngjarje i lanë.
“Siç mjekohet stomaku, siç mjekohet zemra edhe truri duhet të mjekohet”, shprehet shqiptarja e mbijetuar e sulmeve në Francë.
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih