Kosova
IKSHP-ja tregon shifrat për të sëmurët nga fruthi
Nga 200 raste që janë paraqitur nga muaji qershor, 150 tashmë janë trajtuar e 49 raste të tjera janë në trajtim e sipër
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se javëve të fundit ka rënë dukshëm numri i rasteve të fruthit. Në njoftimin e institutit thuhet se nga 200 raste që janë paraqitur nga muaji qershor, 150 tashmë janë trajtuar e 49 raste të tjera janë në trajtim e sipër. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u bën thirrje edhe një herë të gjithë qytetarëve që të marrin të gjitha masat, në mënyrë që të shuhet epidemia me fruth në vend.
Këto janë rekomandimet që i ka dhënë IKPSHP-ja:
– Të vaksinohen të gjithë fëmijët nga muaji i nëntë i jetës me 1 dozë prej 0.5 ml;
– Nëse fëmija është 5 vjeç, duhet të rivaksinohet me MMR dhe nuk ka nevojë të pritet mosha 6-7 vjeç;
– Nëse fëmija është mbi 7 vjeç dhe nuk është i vaksinuar fare, atëherë vaksinohet me 1 dozë MMR menjëherë dhe pas një muaji me booster dozën me MMR.
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?