Shqipëria
“CNT”: Tirana, qyteti më “cool” në Europë
Tirana renditet nga revista si pretendente serioze, përkrah Barcelonës, Brukselit apo Birminghamit, për të qenë një nga qytet me të pëlqyer dhe tërheqës të momentit në Europë
Tirana edhe një herë ka zënë faqet kryesore të mediave më të njohura ndërkombëtare. Pas prestigjiozeve “Vogue”, “Hollywood World Magazine”, “Vanity Fair”, “Gioia” apo “Gambero Rosso” edhe spanjollja “Condè Nast Traveler”, i ka kushtuar kryeqytetit shqiptar një artikull të veçantë, ku nuk nguron ta cilësojë Tiranën një ndër qytetet më “cool” të Europës.
Tirana renditet nga revista si pretendente serioze, përkrah Barcelonës, Brukselit apo Birminghamit, për të qenë një nga qytet me të pëlqyer dhe tërheqës të momentit në Europë. Madje autorja në hyrje të shkrimit të saj thekson se ka ardhur koha që të gjithë këto qytete duhet t’i lënë hapësirë Tiranës për të qenë në top-listë.
Historia otomane, e shkuara dhe reliket komuniste, arkitektura, kultura, natyra, kuzhina e pasur, çmimet konkurruese, por edhe ngjyrat, janë ndërthurje që ngjallin kureshtje për këdo dhe që për autoren e këtij artikulli nuk do i gjesh në asnjë vend tjetër.
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih