Bota
Dy rajonet e pasura të Italisë duan më shumë autonomi
Dy nga rajonet më të pasura në veri të Italisë kanë votuar për më shumë autonomi, sipas liderëve të tyre.
Më shumë se 90 për qind e votuesve në Lombardi, shtëpia e Milanos, dhe regjionit Veneto rreth Venecias, kanë votuar për po në një referendum, sipas presidentëve të tyre.
Të dy liderët janë anëtarë të Ligës Veriore, që ka deklaruar qysh moti se veriu i Italisë po mban pjesën jugore të shtetit, shkruan Albinfo.
Dy regjionet së bashku llogariten sa rreth 30 për qind e pasurisë kombëtare të Italisë.
Kritikët e sondazheve i kanë quajtur këto deklarata si “mashtrim” për zgjedhjet e përgjithshme të vitit të ardhshëm, ndërsa qeveria qendrore në Romë ka thënë se sondazhet janë të panevojshme edhe pse janë të lejuara sipas kushtetutës.
Një referendum i ngjashëm u mbajt në Kataloni më 1 tetor, por aty shteti e shpalli të pavlefshëm dhe u morën masa të menjëhershme.
Roberto Maroni, lider i Lombardisë, thotë se këto dy votime dallojnë nga njëra-tjetra.
“Ne nuk jemi Kataloni. Do të mbesim pjesë e kombit italian me më shumë autonomi, ndërsa Katalonia dëshiron të bëhet shteti i 29-të i Bashkimit Evropian. Ne jo. Jo tani”, ka thënë ai për Reuters.
Ankesa kryesore e tyre mbetet se ata dërgojnë shumë më shumë taksa drejt Romës në krahasim me regjionet tjera.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut Në kantonin e Cyrihut që nga fillimi i vitit ka qenë në fuqi një ndalim i...
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim
-
Fuqia punëtore zvicerane e prodhimit të orëve mbetet e qëndrueshme në tregun e vështirë