Uncategorized
Mërgimtari me aftësi të kufizuara nuk ndihmohet të votojë
Vehbi Ibrahimi, i cili jeton në Suedi ka ardhur në Kosovë për të ushtruar të drejtën për të votuar, por nuk është ndihmuar të votojë, dhe kështu nuk i është lejuar të votojë.
Mesditën e sotme ai mori rrugën drejt shkollës fillore “Abaz Ajeti” në Gjilan për të kontribuar për zgjedhjen e udhëheqësit komunal.
Ibrahimi me aftësi të kufizuara nuk mundi të votojë, pasi bashkëvendësit e tij nuk e ndihmuan të ngjitej deri në katin e dytë të shkollës ku gjendej vendvotimi i tij dhe as komisionerët nuk ia mundësuan të votojë në katin e parë, raporton “RTV 21”.
Ai u është drejtuar komisionerëve dhe vëzhguesve, ku ka kërkuar t’i mundësohet votimi në katin e parë, mirëpo as ata nuk kanë shprehur vullnetin t’i ndihmojnë, përcjell albinfo.ch.
Mërgimtari ka treguar se si ndodhi ngjarja. “I njoftova se jam invalidë e nuk mundem, nuk më kanë gjetur zgjidhje. Kam ardhur, kam bërë një lloj shpenzimi… Jo vetëm unë, por të gjithë të hendikepuarit kanë mu ndier jo mirë në kësi rasti kur nuk gjen ndihmë. Kam ardhur në vendlindjen time, e nuk mundem me shpreh dëshirën time”, theksoi ai. Ngjarja ka ndodhur në Shkollën Fillore “Abaz Ajeti” në Gjilan.
https://web.facebook.com/RTV21live/videos/1397089997055469/
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik