Shkurt.ch

Ndërtimtarët kërkojnë 150 franga më tepër në muaj

Sipas sindikatave, firmat e ndërtimit gjatë tri viteve të fundit kanë marrë dukshëm më tepër punë ndërkohë që pagat e punëtorëve gjatë kësaj kohe nuk kanë lëvizur fare

Dy sindikatat që përfaqësojnë punëtorët e ndërtimtarisë në Zvicër, Unia dhe Syna kanë ngritur zërin që punëtorët e ndërtimit të paguhen më shumë për punën e tyre. Një ngritje e pagës është urgjentisht e nevojshme, kanë theksuar sot përfaqësuesit e dy sindikatave në një konferencë shtypi, shkruajnë mediat zvicerane.

Është kështu sepse, sipas tyre, firmat e ndërtimit gjatë tri viteve të fundit kanë marrë dukshëm më tepër punë ndërkohë që pagat e punëtorëve gjatë kësaj kohe nuk kanë lëvizur fare.

Një kompani ndërtimi në vitin 2015, me rastin e marrjes së një pune, ka realizuar fitim prej 9000 frangash për kokë punëtori, transmeton albinfo.ch. Ndërsa për vetë punëtorët e kësaj firme, edhe me rritjen për 150 franga të pagës së tyre (sa po kërkojnë sindikatat) do të mbeteshin 7000 franga, ka argumentuar bashkëdrejteusi i sektorit të ndërtimit në sindikatën Unia, Serge Gnos. Nga viti 2014 s`ka pasur më ngritje të pagave në ndërtimtari

Veç kësaj, qiratë e banesave dhe premitë e sigurimit shëndetësor kanë ngarkuar gjithnjë më tepër buxhetin e të punësuarve në ndërtimtari.

Për të tërheequr vëmendjen e publikut lidhur me kërkesat e tyre, punëtorët e ndërtimit kanë vendosur që të shtunën (neser) të demonstrojnë në Olten dhe në Lozanë.