Kosova
700 milionë euro ndërtimi i autostradës ‘gjigante’ Prishtinë-Shkup
"Përafërsisht i tërë projekti i kësaj autostrade del të jetë shuma e kësaj rreth 700 milionë euro” ka thënë ministri Lekaj
Ndër përgjegjësitë e diskasterit të infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës është edhe ndërtimi i autostradave. Aktualisht më e përfolura është autostrada “Arbër Xhaferi” që e lidh Prishtinën me Shkupin.
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se për këtë projekt nga buxheti i Kosovës janë ndarë shumë miliona euro.
“Sa i përket autostradës “Arbër Xhaferi” punimet janë duke shkuar sipas parashikimeve dhe janë në segmentin që deri në Ferizaj ky segment i dytë do të përfundojë këtë vit, në muajin dhjetor. Përafërsisht i tërë projekti i kësaj autostrade del të jetë shuma e kësaj rreth 700 milionë euro” ka thënë Lekaj.
Po ashtu ministri Leka ka treguar edhe datën se kur do të përfundojë kjo autostradë. Lekaj thotë se ky projekt sjellë shumë impakt pozitiv në zhvillimin ekonomik në vend.
“Ne jemi zotuar që autostradën do ta përcjellim në vitin 2018 me vija buxhetore dhe kjo autostradë do të përfundojë me 31 dhjetor 2018. Mendoj se është një diçka e madhe për Kosovën sepse lidh korridore dhe ka impakt pozitiv në zhvillimin ekonomik”, ka përfunduar Lekaj.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind