Ekonomi

Sa para ka gjithsej në botë?

Të gjitha kartëmonedhat dhe të gjitha monedhat në botë sot do të kishin një vlerë prej 5.200 miliardë dollarësh.

Kjo është shuma e parave që ekonomistët e quajnë “M1”, d.m.th. të gjitha paratë kesh dhe të gjitha llogaritë në bankat në botë. Këto janë paratë që ju keni ose nuk i keni në një llogari bankare, që ju mund t’i merrni kur dëshironi, shkruan albinfo.ch.

Paratë e tilla në botë janë dy herë më shumë se kartëmonedhat dhe monedhat. Paratë në këtë kategori arrijnë në 25 mijë miliardë dollarë.

Sipas asaj që ekonomistët e quajnë “M2” nënkuptojnë gjithë shumën nën “M1”, plus të gjitha kursimet e vogla në kohë dhe afatshkurtra në botë.

Në këtë kategori kemi një shumë totale prej 60 mijë miliardë dollarësh.

Ekziston një kategori “M3”, e cila vjen kur “M2” shton të gjitha depozitat me afat të gjatë, paratë institucionale dhe të gjitha depozitat e tjera. Këtu shuma totale është 80.900 miliardë dollarë.