Uncategorized

Shqiptari sulmohet fizikisht nga disa gjeorgjianë

Disa persona kanë sulmuar fizikisht një shqiptar 46 vjeçar në kampin e refugjatëve në Heidelberg, Patrick Henry Village, shkruan “rheinneckarblog.de”.

Policia ka arritur të arrestojë dy të dyshuarit gjeorgjianë (23 dhe 25 vjeç) të premten mbrëma.

Motivet e sulmit ndaj shqiptarëve nuk dihet, ndërsa shqiptari është dërguar me urgjencë në spital. Mediat gjermane shkruajnë se ai ka pësuar lëndime të rënda.