Shqipëria
Çifti zviceran, të cilit iu përmbys varka në Borsh, gjendet në Korfuz
Ministria e Mbrojtjes informoi fillimisht gjetjen e bashkëshortit Peter Kaser dhe më pas të gruas së tij, Vera Kaser. Ata ndodhen në spitalin e Korfuzit
Një çift zviceran që kishte lundruar pasditen e së premtes me një varkë të vogël në afërsi të fshatit Borsh në jug të Shqipërisë u raportuan si të humbur në orët e mbrëmjes.
Ndërsa, në mëngjesin e sotëm Ministria e Mbrojtjes informoi fillimisht gjetjen e bashkëshortit Peter Kaser dhe më pas të gruas së tij, Vera Kaser. Ata ndodhen në spitalin e Korfuzit dhe gjendja e tyre shëndetësore është tejet e rëndë. 62-vjeçari Peter Kaser ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa Vera ndodhet në gjendje shoku.
Anijet e forcave detare dhe një helikopter u angazhuan të marrin pjesë në operacionin e kërkim-shpëtimit të çiftit, njofton Ministria e Mbrojtjes.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj









