Uncategorized

Për Kërçovën!

Të nderuar kërçovarë, të nderuar bashkëvendës. Zgjedhjet lokale dhe fitoren e radhës tani më e kemi shumë afër. Kuptohet se diaspora është shtylla kryesore dhe vula e fitores. Në rrjetet sociale shihet se diaspora është mobilizuar pothuajse njejtë si para 4 vitesh në fitoren historike të 2013-ës.
Ne jemi ata që vendlindjen nuk e lëmë pas dore dhe sakrifica e çdo mërgimtari të palodhshëm është në një nivel të lartë.
– Dikush ka ndryshuar pushimet e planifikuara që nga fillimi i vitit që më datë 15 tetor të jetë në vendlindje ndoshta edhe ka marrë rrezikun që ta humbë vendin e punës.
– Dikush e lë pas familjen e vet (fëmijët e vegjël) dhe organizohet në mënyrat më të komplikuara që të marrë pjesë në zgjedhjet lokale më 15 tetor.
– Dikush gënjen në vendin e punës vetëm që t`ia japë votën shqiptarit në vendlindje.
– Organizatorët dhe koordinuesit sakrifikuan çdo moment të kohës së lirë duke marrë pjesë në takimet ku gati çdo fundjavë u nxit dhe u organizua diaspora në mënyrë shoqërore dhe vëllazërore.
– Telefonat e disa individëve për një kohë të caktuar kan qenë vullnetarisht në dispozicion 24 orë të ditës.
– Shpenzime të mëdha të secilit individ nga ana financiare dhe ajo e kohës. Koha e cila në mërgim është tepër e kufizuar nga shkaku se secili është në orar pune dhe obligime tjera familjare. –
– Dikush kthehet nga pushimet shkollore dhe shkon vetëm për një ditë të jap votën.
– Dikush është i kufizuar në mjetet financiare dhe e harxhon lekun e fundit vetëm që të marrë pjesë në votime.
– Dikush e merr rrugën afër 2000 kilometra me automjet dhe hy në rrezik jete në komunikacionin e sotëm tepër të ngarkuar.
– Ata që shkojnë në mënyrë të organizuar jan vetëm disa orë në vendlindje. Kjo e tregon qëllimin e tyre të prerë se vetëm me sakrificë arrihet fitorja.
– Shpenzimet e një individi jan mesatarisht dikund 400-. Sfr e deri në 1000.- Franga zvicerane. Andaj kostot për nji familje janë tepër të larta duke e marr parasysh që mjetet financiare janë të kufizuara. – Etj. Etj. Etj.
Si e do fakti që sigurisht që ka edhe mërgimtarë që me arsye nuk do të jenë me shumicën në vendvotimet në vendlindjen e tyre më 15 tetor. Kur i shoh disa pikë të vetlartpërmendura, krenohem se sa atdhedashur ne Kërçovarët që jemi.
“Uskana është me shpirtin, është një fjalë shumë e vërtetë, sepse aty jan varret është gjaku dhe djersa e të parëve tanë. Nuk e kemi falë nëse nuk i dalim zot vendit i cili është i yni, andaj ne nuk duhet ta humbim, Uskana është e jona”. (Citat i Shoqatës së artistëve shqiptarë dhe shokut tim Qëndrim Rijanit).

Respekt të veçantë për mërgimtaret e Amerikës dhe donatorët të cilët e bën të mundur që çmimi i biletave kthyese të ulet. I gjithë ky mund vetëm e vetëm të mbetet komuna në duart tona edhe kuptohet se pa asnjë far interesi personal.
Në përgjithësi diaspora nuk është e nvarur nga politika e disa partive shqiptare si që jan vendasit dmth. farefisi dhe shokët tan. Një politikë pa opozit nuk është e shëndosh prandaj interese të ndryshme patjetër se duhet të ketë në shoqërin kërçovare edhe është për ta përshëndetur që kemi një kandidat të vetëm Shqiptar. Apeloj tek vendasit e mi që të votojm të vetmin kanditat Shqiptar Fatmir Dehari -n që të mbetet Kërçova në duart tona.
Më e keqja do te ishte që ndonjë shqiptar ta bojkotojë votën për shkaqe ndoshta edhe nga këndvështrimi i tij i arsyeshëm, mirëpo kur të bëhet krahasimi me sakrificën dhe mundin e një vote nga mërgata mendoj se nuk e kemi fal arsyetimin kur të mendohet se je vetëm disa metra nga vendvotimi ku vlera e votës tënde do të ishte aq e vlefshme sa mundi, sakrifica ose eurot/dollarët apo frangat zvicerane të vllezërve, motrave ose familjarëve tanë nga diaspora.
Shumë votues të rinj nga diaspora votojnë për her të parë ose shumica e tyre kanë votuar më 2013-në edhe tani. Sot në kohën e mediave sociale e shoh më se te nevojshme që të bëhet një pamflet si udhërrefyes ku përshkruhet në disa pika procesi i votimit.
Shihemi në Uskanën tonë shqiptare. Me respekt dhe entuziazëm!

  • Ky është opinion i autorit dhe jo patjetër përfaqëson qëndrimin e redaksisë