Integrimi
Mbahet Kongresi i Dytë i Federatës së Studentëve Shqiptarë të Zvicrës
Mysafir nderi do të jetë Prof. Dr. Don Antonio Bellusci nga Kalabria, i cili do të ligjërojë mbi temën “Ruajtja e Kulturës Shqiptare”
Më 28.10.2017 Federata e Shoqatave të Studentëve shqiptarë në Zvicër mban Kongresin e dytë në historinë e saj, në Universitetin e Bernës. Përkrahësit dhe të interesuat tjerë janë të mirëseardhur të marrin pjesë në kët kongres, thuhet në një ftesë që FSSHZ ia drejton publikut.
“Kemi privilegjin të kemi mysafir nderi Prof. Dr. Don Antonio Bellusci nga Kalabria, i cili do të ligjërojë mbi temën “Ruajtja e Kulturës Shqiptare”. Prof. Dr. Antonio Bellusci është prift arbëresh, gazetar, shkrimtar dhe etnolog, të cilin ne studentët e kemi vizituar në bibliotekën e tij, gjatë udhëtimit në Kalabri.
Më tutje do të ketë një rikapitullim të aktiviteteve të kaluara të federatës dhe nje shikim në projektet e ardhme.
Në fund është paraparë një fazë interaktive, ku të gjithë pjesëmarrësit e Kongresit mund të shtrojnë pyetje, të shprehin mendimet të cilat mund t`ua shtrojnë publikut, mysafirëve, delegatëve dhe kryesive të shoqatave të ndryshme.
Kongresi do të mbyllet me një apero të shijshëm.
Prezenca dhe pjesëmarrja e juaj aktive do ta pasuronte Kongresin. Prandaj, kemi kënaqësinë të ju ftojmë dhe të ju takojmë!”, thuhet në fund të ftesës.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit28 Tetor 2017
- Ora14:00
- LokacioniBernë
- Data e përfundimit12 Tetor 2017 - 23:00
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor