Lifestyle
“Gunpowder” në BBC, nga 21 tetori
Seria e shumëpritur “Gunpowder” që flet për njërin prej komploteve më të famshme në historinë britanike, do të fillojë të shfaqet nga 21 tetori.
Drama e BBC-së e xhiruar në Yorkshire, flet për tregimin e brendshëm të asaj që quhet ‘Komploti për Barutin’.
Kjo seri, në të cilin luan ylli i Game of Thrones, Kit Harington, bashkë me Liv Tyler dhe Mark Gattis, do të fillojë të shfaqet në BBC One më 21 tetor, përcjell albinfo.ch.
Seria e shumëpritur ishte xhiruar në disa lokacione në qytet përgjatë vitit 2017. Trileri me tri pjesë bazohet në Komplotin për Barutin, kur një grup katolikësh të persekutuar komplotuan kundër Parlamentit britanik në vitin 1605.
Në vend të figurës qendrore të kësaj ngjarjeje, Guy Fawkes, drama fokusohet në skemën e atij që e krijoi këtë ide, Robert Catesby, një pronar tokash nga Warwickshire, të cilin e aktron Harington. Gatiss ndërkaq aktron spiunin e mbretit James, Robert Cecil dhe Tyler është kushërira e Catesby, Anne Vaux.
E-Diaspora
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish Teksa kryeministri Edi Rama mbajti fjalim para shqiptarëve në Londër, në ambientet e tjera të objektit...
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
Jeta në Zvicër
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër Sipas projeksioneve të RSS, zgjerimi i autostradave refuzohet me 52%, ndarja për ligjin e qirasë dhe...
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje