Shkurt.ch
Në pranverë dihet pasardhësi i Hilderbrand-it
Banka Kombëtare e Zvicrës (SNB-BNS) do t’i bëjë të ditur emrat e udhëheqësisë së re gjatë pranverës
Për shkak të kritikave të marra në menaxhimin e çështjes Hildebrand, kryetari i Këshillit të Bankës Kombëtare Zvicerane, Hansueli Raggenbass, nuk do të marrë mandat tjetër pas skadimit të këtij aktual, njoftojnë mediet e vendit.
Këshilli Federal do të ngarkohet për të emëruar pasardhësin e tij për Kuvendin e përgjithshëm të bankës, i cili do të mbahet më 27 prill 2012.
Këshilli Federal i emëron gjashtë anëtarët që e përbëjnë Këshillin e bankës, ndër ta kryetarin dhe zëvendëskryetarin. Anëtarët e tjerë emërohen nga Kuvendi.
Sa i përket pasardhësit të Philippe Hildebrand-it, ish-presidentit të Bankës Kombëtare, emri i saj/tij do të mësohet në pranverë të këtij viti, ka precizuar banka në një komunikatë të saj.
Në fakt, Këshilli i Bankës Kombëtare e përpilon një listë të gjerë të kandidatëve për postin e Presidentit të këtij institucioni dhe ia propozon atë Këshillit Federal, i cili pastaj i zgjedh anëtarët e udhëheqësisë.
E-Diaspora
-
Dasma e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut shfaqet në Grac dhe në Vjenë Dasma e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut do të shfaqet fillimisht me datën 29 nëntor në Grac,...
-
Vritet një shqiptar në Itali dhe plagoset vëllai i tij
-
Londër: Shqiptari është gjetur pa shenja jete
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Ushtarët zviceranë që shërbejnë në Kosovë kryejnë punë të mirë, misione të tilla duhet të zgjerohen Një institut i ETH ka hulumtuar se si ushtria mund të bashkëpunojë më ngushtë me aleatët...
-
Zvicra do të krijojë “axhendë bazë shëndetësore”
-
Gratë në Zvicër po u afrohen gjithnjë e më shumë pagave të burrave
-
Zviceranët nisin iniciativën e kujdesit shëndetësor
-
Ndryshime të mëdha në orarët e trenave në Zvicër