Integrimi
Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës përcjell urimet për pavarësi
Me rastin e përvjetorit të katërt të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës i shpreh urimet më të ngrohta popullit të Kosovës. Kuvendi vlerëson lart këtë datë historike dhe nëpërmjet këtij mesazhi uron Kosovën dhe mbarë kombin shqiptar për Ditën e Pavarësisë së saj, ditë e cila përcaktoi në mënyrë përfundimtare fatin dhe perspektivën e qartë të Kosovës si një shtet i lirë, sovran, i pavarur dhe demokratik, me një të ardhme të konfiguruar qartë me vlerat dhe standardet euroatlantike.
Sot, kur festojmë katërvjetorin e bërjes së Kosovës së pavarur e sovrane, ne kujtojmë sakrificat e çdo qytetari të Kosovës, ne kujtojmë me respektin dhe krenarinë më të lartë gjithë dëshmorët e lirisë, heronjtë e Kosovës dhe veteranët e luftës. Ne vlerësojmë lart kontributin dhe sakrificën e jashtëzakonshme të Diasporës mbarëshqiptare
Në këtë përvjetor ne përulemi me respekt para të gjithë atyre që bënë sakrificën sublime për lirinë, demokracinë dhe konstituimin e shtetit të Kosoves. Ndër ata janë edhe miqtë ndërkombëtarë të shqiptarëve, të dëshmuar me kontributin që kanë dhënë gjatë gjithë këtij procesi.
Sot, kur shënojmë katërvjetorin e pavarësisë duhet të ndihemi te përgjegjshëm ndaj të kaluarës dhe të ardhmes. Ndjenjat e krenarisë dhe kënaqësisë sublime që përmbushën mendjet dhe zemrat e çdo shqiptari më 17 shkurt 2008 janë njëjtë të fuqishme dhe vazhdojnë të drejtojnë synimet dhe veprimet e çdonjërit prej nesh.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj









