Lajme

“Lidhja shqiptare” dëshiron kantonizimin e Maqedonisë

Siç njofton Al Sat, në Maqedoni sot është formuar zyrtarisht partia më e re në skenën politike “Lidhja shqiptare”, e cila ka për kryetar Valon Belën, kryetar i deritanishëm i shoqatës “Realiteti”.

Kjo parti synon kantonizimin e Maqedonisë, në një kanton shqiptar, një maqedonas dhe një të përzier. “Ky model, sipas kësaj partie, garanton të drejtat dhe liritë e komuniteteve në Maqedoni”, ka theksuar Bela.

Në kuvendin themelues të partisë, u zgjodh edhe këshilli iniciator i partisë, ndërsa nga të ftuarit ishte i pranishëm vetëm lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi.