Shqipëria
20 nxënës përfundojnë në spital pas dezinfektimit të shkollës
"Sot me datë 04.10.2017 pasi kanë filluar procesin mësimor kanë shfaqur probleme shëndetësore disa nxënës, të cilët kanë shkuar për ndihmë mjekësore në Qendrat Shëndetësore më të afërta"
20 nxënës të shkollës Gjegjan të qytetin e Pukës kanë përfunduar në spital me shqetësime shëndetësore pasi ishte dezinfektuar shkolla. Lajmi është konfirmuar nga Drejtoria e Shëndetit Publik të Pukës. Lajmin e ka konfirmuar edhe policia e cila thekson se është duke kryer hetime për këtë rast.
“Nga informacionet paraprake bëhet me dije se janë dezinfektuar ambientet e shkollës, dje me datë 03.10.2017 në orën 14:00 nga Shërbimi i Shëndetit Publik me klor në kuadër të dezinfektimit të Shkollave.
Sot me datë 04.10.2017 pasi kanë filluar procesin mësimor kanë shfaqur probleme shëndetësore disa nxënës, të cilët kanë shkuar për ndihmë mjekësore në Qendrat Shëndetësore më të afërta”, thuhet në njoftimin e policisë.
Po ashtu thekson se momentalisht 10 nxënës, nga të cilët kanë shkuar në Qendrën Shëndetësore në Rrëshen 3 fëmijë, në Qendrën Shëndetësore në Pukë 3 fëmijë, dhe në Qendrën Shëndetësore në Gjegjan 4 fëmijë, ku nuk paraqesin probleme për jetën.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












