Kuriozitete
Ena 900-vjeçare shitet mbi 30 milionë dollarë
Një enë e vjetër 900 vjet nga porcelani, është shitur në ankand në Hong Kong për 37.68 milionë dollarë.
Ena e vogël e bardhë me dekorime të kaltra është krijuar nga artisti më prestigjioz i perandorisë Ru Guayano gjatë Dinastisë Song, diku rreth shekullit X, pohon shtëpia e ankandeve “Sothby’s”.
Ena iu shit një blerësi anonim në Hong Kong, pas ofertave 20 minutëshe. Zëvendësdrejtori i shtëpisë së ankandeve për rajonin e Azisë, Nicolas Chow, nuk deshi të zbulonte kombësinë e blerësit, por tha se interesimi në mesin e kinezëve ndihmoi që çmimi të shkojë aq larg, përcjell albinfo.ch.
Enët që i krijoi Ru, janë jashtëzakonisht të rralla, sepse besohet se ai i punoi ato për më pak se 20 vjet, bëri të ditur shtëpia e ankandeve. Ena është një prej katër pjesëve nga Ru që ndodhej tek individët.
Rekordi paraprak i vendosur në Hong Kong për një diçka të ngjashme, arriti në 36.1 milionë dollarë në vitin 2014.
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave