Shqipëria
Si ‘shiten’ vajzat shqiptare tek sheikët arabë
Prostitucioni i formave të ndryshme po bëhet një fenomen mjaft i mprehtë për shoqërinë shqiptare. Përveç atij klasik, së fundmi ka shpërthyer një formë e re e prostitucionit, ku vajza shqiptare ofrojnë shërbime të tilla kryesisht në vend të largëta me Shqipërinë, raporton “Albeu.com”.
Ato nuk deklarohen si prostituta. Përkundrazi, në rrjetet sociale shfaqin jetën e tyre plot shkëlqim dhe luks, duke hedhur foto nga vendet më të lakmuara për pushime, me vetura, telefonë, veshje dhe bizhuteri luksi, të cilat nuk ia ka blerë as babai, as vëllai, as i fejuari dhe aq më pak t’i kenë blerë vetë, përcjell albinfo.ch.
Fillon si një ekspozim i “aseteve” kryesisht në “Instagram” dhe më pas vjen ftesa për një xhiro me “5 yje”, e cila nuk është gjë tjetër veç se një formë e sofistikuar prostitucioni, ku vajza merr valixhet dhe arratiset nga Shqipëria për disa ditë duke shkuar pranë klientit.
Siç raporton tutje ‘Albeu’, në aeroportin e destinacionit e pret “porositësi”, i cili nuk është një klient i rëndomtë, por person me të ardhura të mira financiare, aq sa mund të përballojë shpenzime të mëdha për udhëtimin, shopping, shëtitje, si edhe pagesa kesh ndaj vajzës.
Nisja e fotove nudo apo striptizmi online është një tjetër formë e përhapur në Shqipëri, për të cilën pagesat bëhen kryesisht online. Vetëm dy muaj më parë, policia e Tiranës shkatërroi një rrjet prostitutash online, të cilat ofronin shërbime të tilla përmes internetit.
Punonjësi i një banke të nivelit të dytë, i konfirmoi ‘Albeu.com’ se shpesh, tek kliente të caktuara hasin në transferta parash nga vende të “çuditshme”, me të cilat Shqipërinë nuk e lidhin raporte familjare apo biznesi. Të tilla janë edhe vende të lindjes së mesme apo të gjirit, si Kuvajti, Arabia Saudite apo Emiratet e Bashkuara Arabe.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











