Shqipëria
Kthehen maskat në Shqipëri, plagosen dy persona
Dy të rinj kanë mbetur të plagosur me mjete të forta mbrëmjen e së hënës në Tropojë, teksa persona të armatosur dhe me maska u kanë zënë pritë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30, në aksin rrugor Tropojë- Lekbibaj, në vendin e quajtur “Shkëmbi i Rajzes”, njoftojnë mediat në Shqipëri, përcjell albinfo.ch.
“Shtetasit F.M., 29-vjeç dhe E.R., 27- vjeç, të dy banues në Lekbibaj, kanë qenë duke u kthyer në shtëpi me makinë kur janë ndaluar nga persona të maskuar, të cilët kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.
Më pas ata i kanë goditur me mjete të forta. Të dy personat ndodhen në spitalin e Tropojës dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Personat ende të paidentifikuar gjatë largimit i kanë vënë flakën edhe makinës me të cilën të dy po udhëtonin”, thuhet në njoftimin e policisë së shtetit.
Po ashtu theksohet se grupi hetimor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa gëzhoja arme zjarri dhe po vazhdon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj










