Opinione
Bashkimi i dy Gjermanive i hapi rrugë bashkimit të Kosovës me Shqipërinë
Kurti tha se derisa dy Gjermanitë u bashkuan përkundër kundërshtimeve të mëdha nga fqinjët dhe fuqitë evropiane, edhe Kosova dhe Shqipëria do të bashkohen për vetëm kur këto vende t’i udhëheqin njerëzit e mençur
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish lideri i kësaj partie, Albin Kurti ka rikujtuar bashkimin e dy Gjermanive, duke besuar se ky bashkim që ka ndodhur 27 vjet më parë, i ka hapur rrugë edhe bashkimit kombëtar shqiptar. Në postimin e tij në Facebook, Kurti tha se derisa dy Gjermanitë u bashkuan përkundër kundërshtimeve të mëdha nga fqinjët dhe fuqitë evropiane, edhe Kosova dhe Shqipëria do të bashkohen për vetëm kur këto vende t’i udhëheqin njerëzit, siç thotë ai, të mençur.
Albinfo. Ch e jep të plotë letrën e Albin Kurtit
“Data 3 tetor festohet përvit në Gjermani si “Dita e Bashkimit”, dita kur dy shtetet gjermane të krijuara pas rrethanave të Luftës së Dytë Botërore, më në fund u bashkuan. Jo për të përsëritur historinë, por për të çelur një faqe të re, me Gjermaninë e bashkuar, demokratike e të hapur, motor i zhvillimit ekonomik dhe garant i vlerave politike e humane të Bashkimit Evropian.
Dy Gjermanitë u bashkuan edhe pse fqinjët dhe fuqitë e mëdha evropiane ishin kundër këtij bashkimi. Kundër ishin Polonia e Franca, Italia e Britania, ku tepër aktive kundër procesit të bashkimit ka qenë ish-kryeministrja Thatcher. Fuqitë e mëdha ishin kundër për arsye kryesisht egoiste, sipas parimit konservator të ruajtjes së balancës së fuqive. Por, historia është progresive, dhe balancat e padrejta gjithnjë prishen.
Andaj gjermanët e realizuan ëndrrën e tyre duke u bazuar tek vullneti i vet, e tek mbështetja e SHBA-ve, këtij partneri të jashtëzakonshëm të vetëvendosjes së popujve. Bashkimin e Gjermanive e kanë mbështetur asokohe shumë kombe të ndarë, si psh. irlandezët, apo edhe ne, shqiptarët.
Sot neve na thuhet se bashkimi ynë është i pamundshëm e i paleverdishëm, se fqinjët janë kundër e se fuqitë e mëdha nuk duan. Por, le të kujtojmë se edhe Gjermanitë, nuk u bashkuan me një hap të vetëm. Fillimisht ato nënshkruan traktatin për unifikimin e politikave monetare, ekonomike e sociale, pastaj një sërë marrëveshjesh të tjera, e në fund bënë veprimin më të mirë për popullin e tyre e për krejt Evropën, u bashkuan.
Ne sot u urojmë gjithë gjermanëve dhe Gjermanisë Ditën e Bashkimit, dhe i mbajmë si shembull për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Ky bashkim do të ndodhë në aleancë me SHBA-të dhe Gjermaninë, atëherë kur Kosova e Shqipëria të qeverisen nga politikanë të mençur, të ditur, të ndershëm e kombëtarë. Dhe ajo ditë, siç na tregoi 11 qershori, nuk është shumë larg.
Bashkimi i Gjermanive jo vetëm që kontribuoi por ishte vendimtar për bashkimin e Evropës. Edhe bashkimi ynë sigurisht që do t’i kontribuojë Bashkimit Evropian”.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha