Lifestyle

Rita prezantohet: Unë jam nga Kosova

“Unë jam kosovare. Nëse askush nuk e di se ku është, është në Evropën Lindore. Jam rritur në Londër”, deklaroi Rita Ora

Njëra nga këngëtaret më të famshme shqiptare është Rita Ora. Ajo gjithashtu është e suksesshme dhe nuk e ka ndërmend të ndalet. Rita do të jetë prezantuese e ceremonisë “MTV Ema”, që do të mbahet në Londër më 12 nëntor.

Rita në një video flet për preferencat e saj, derisa nuk harron të përmend që është nga Kosova, ashtu siç ka thënë gjithmonë, përcjell albinfo.ch.

“Unë jam kosovare. Nëse askush nuk e di se ku është, është në Evropën Lindore. Jam rritur në Londër”, nis ajo prezantimin në “takimin e shpejtë”. Ajo ka folur edhe për tatuazhet e saj. Ka njoftuar se ka 26 dhe se e preferuara e saj është në dorën e djathtë, një lule të cilën e ka bërë qe dy vjet, shkruan ‘Kult Plus’.

Rita ka treguar se urren njerëzit kur dalin në takim dhe përdorin telefona mobil. Në takim të parë, Rita ka treguar se do të preferonte të pinte verë.

https://web.facebook.com/MTVEMA/videos/10154982263328404/