Kuriozitete
I mbijeton rrugës 25 kilometra i lidhur jashtë trenit
59-vjeçari veproi ashtu pasi treni ishte nisur me valixhen e tij brenda, ndërsa ai kishte mbetur jashtë
Një burrë i ka mbijetuar shpejtësisë prej 160 kilometra në orë i varur në një tren të shpejtë në Gjermani, kanë njoftuar zyrtarët.
“Deutsche Bahn” ka thënë se ai kishte shfrytëzuar disa plastika për t’u ngjitur anash trenit në udhëtimin Bielefeld-Hannover të enjten.
59-vjeçari veproi ashtu pasi treni ishte nisur me valixhen e tij brenda, ndërsa ai kishte mbetur jashtë, transmeton albinfo.ch.
Zyrtarët e hekurudhave kishin njoftuar shoferin, i cili më pas ndali trenin pas 25 kilometrave distancë që nga nisja.
“59-vjeçari mund të falënderojë personelin e hekurudhave për faktin që akoma është gjallë”, ka thënë një zyrtar.
Burri, që besohet se është nga Rumania, më pas vazhdoi udhëtimin drejt Hannoverit si pasagjer, ndërsa pritej të merrej në pyetje nga policia.
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave