Kuriozitete
Nga viti i ardhshëm udhëtim në hapësirë
Kostoja e udhëtimit mund të jetë deri në 80 milionë dollarë, por shpresohet se kjo shifër do të ulet
Ëndrrat po bëhen realitet. Tashmë edhe udhëtimi në hapësirë është shumë i mundshëm dhe shumë afër. Kompania ajrore Boeing do t’u ofrojë një vend pasagjerëve civilë në anijen e saj të re hapësinore Star Liner. Destinacioni do të jetë ISS (International Space Station) dhe udhëtimet e para pritet të nisin vitin e ardhshëm.
Vendi në dispozicion të pasagjerëve civilë do të ndahet me katër vende të tjera që u janë rezervuar astronautëve, shkruan ‘Monitor’, duke cituar “Corriere della Sera”.
Ky vend nderi fillimisht do të jetë i rezervuar për institucionet, universitetet dhe vendeve të tjera të interesuara, siç bën të ditur Tony Castileja nga Boeing, përcjell albinfo.ch.
Çmimi ende nuk dihet me saktësi, por sigurisht se do të jetë disa milionë euro. “Nuk mund ta them çmimin për momentin, por aktualisht Shtetet e Bashkuara po i paguajnë Rusisë 80 milionë dollarë për të transportuar astronautët nga NSA tek ISS”, përcjell albinfo.ch.
Kostoja e udhëtimit duhet të jetë më e ulët se 80 milionë dollarë dhe gjithsesi tregu i udhëtimeve në hapësirë mendohet se së shpejti do të pësojë një ulje të përgjithshme të çmimeve.
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave