Lifestyle

Vdiq themeluesi i “Playboy”

Hefner kishte nisur të botonte gazetën “Playboy” në vitin 1953. Ajo u bë revista më e suksesshme për meshkuj në botë

Hugh Hefner, themeluesi i gazetës për të rritur “Playboy”, ka vdekur në moshën 91-vjeçare.

“Playboy Enterprises Inc” ka njoftuar se Hefner vdiq në shtëpinë e tij nga shkaqe natyrale, përcjell Albinfo.

Hefner kishte nisur të botonte gazetën “Playboy” në vitin 1953. Ajo u bë revista më e suksesshme për meshkuj në botë, duke shitur nga shtatë milionë kopje në muaj.

Familja e Hefnerit ka thënë se ai “ishte përkrahës i fjalës së lirë, të drejtave civile dhe lirisë së seksit”.

Revista e Hefnerit ndihmoi botën që të pranonte më lehtë zhveshjen duke e thyer tabunë deri në atë kohë në botë.