Shqipëria
Në Rinas ‘fluturohet’ më shumë
Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në tetëmujorin 2017 është 1.741.707, duke u rritur me 24,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë
Transporti nëpërmjet linjave ajrore ka pasur një rritje dyshifrore në tetë mujorin e vitit 2017 për shkak të nxitjes që dha sektori i turizmit nëpërmjet fluturimeve çartër.
Sipas INSTAT numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në tetëmujorin 2017 është 1.741.707, duke u rritur me 24,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shkruan ‘monitor’.
Numri i fluturimeve të kryera, në gusht 2017, është 2.640, duke shënuar një rritje me 12,7 %, ndaj gusht 2016. Në muajin gusht, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është 328.317, duke u rritur 26,8 %, krahasuar me gusht 2016, përcjell albinfo.ch.
Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare në gusht 2017 është 421.256 persona, krahasuar me gusht 2016, ky tregues është rritur 18,7 %.
Në tetëmujorin e 2017, kanë udhëtuar me linjë detare 1.120.320 pasagjerë, duke u rritur me 19,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













