Shqipëria
Familja shqiptare gjen 115 mijë euro, i dorëzon në polici
Çanta me para është gjetur në Llogara, në zonën ku hidhen parashutat. Kjo çantë i përkiste dy shtetasve ukrainas
Policia shqiptare ka njoftuar se një familje turistësh shqiptar në Llogara të Vlorës, ka gjetur 115 mijë euro, dhe i ka dorëzuar në polici, përcjell albinfo.ch.
Sipas policisë shqiptare këto para janë të dy shtetasve ukrainas që nuk i ka deklaruar në pikën kufitare.
“Një familje turistësh shqiptar në Llogara, gjen një sasi prej 115 mijë euro dhe i dorëzon në Polici. Policia e Vlorës i falënderon për aktin qytetar. Policia në përfundim të verifikimeve se kujt i përkiste kjo shumë monetare, ka sekuestruar shumën monetare prej 115 mije euro dhe ka proceduar penalisht dy shtetas ukrainas për mosdeklarim të ardhurash në Pikën e Kalimit Kufitar!”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Çanta me para është gjetur në Llogara, në zonën ku hidhen parashutat. Kjo çantë i përkiste dy shtetasve ukrainas. S.M., 62 vjeçe, dhe P.K., 57 vjeç, banues në Ukrainë janë arrestuar nga policia shqiptare. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën e vlerave monetare.
https://web.facebook.com/1502420603377639/videos/2039097753043252/
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











