Kuriozitete
Qeni që shpëtoi dhjetëra njerëz
Qeni shpëtues, Frida, është bërë burim frymëzimi, pasi po ndihmon ekipet e kërkim-shpëtimit që të gjejnë të zhdukurit nga tërmeti shkatërrues i 19 shtatorit në Meksikë.
I njohur për veshjet dhe këpucët e bëra me porosi, labradori i verdhë 7-vjeçar është bërë yll i mediave sociale.
Në ‘karrierën’ e tij, Frida ka zbuluar 12 njerëz të gjallë nën rrënoja dhe më shumë se 40 të vdekur, më shumë se çdo qen tjetër shpëtues meksikan.
Frida është angazhuar edhe në fatkeqësi të tjera, si në tërmetin e Ekuadorit vitin e shkuar, në një rrëshqitje të dheut në Guatemalë në vitin 2015, si dhe në një shpërthim gazi në Mexico City në vitin 2013.
Numri i të shpëtuarve nga ky qen megjithatë ende nuk dihet, ka thënë Armando Segura. Tërmeti me magnitudë 7.1 të Rihterit ka vrarë rreth 300 njerëz, ndërkaq ekipet e kërkim-shpëtimit ende janë duke gërmuar në 52 ndërtesat që u shembën në Mexico City.
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave