Kuriozitete
Fotosesioni dramatik i dasmës, dhëndri shpëton djaloshin nga mbytja në ujë
Një fotosesion në Kanada ka marrë kahe dramatike, pasi dhëndri ka kërcyer në një lum për të shpëtuar një djalë të vogël nga mbytja.
Clayton dhe Brittany Cook ishin duke pozuar për fotografitë e dasmës në një urë në Cambridge, Ontario, kur dhëndri vuri re djaloshin në ujë.
Duke mos u brengosur fare për kostumin e tij, Cook kërceu në ujë dhe e nxori djalin e vogël.
Fotografitë e dasmës tani kanë shpërthyer në internet, përcjell albinfo.ch.
“Fytyra e tij ishte nën ujë dhe ai po luftonte, sikurse vërtetë në luftë”, ka thënë Cook për “CTV News”. “Fatmirësisht, ishte vetëm një djalë i vogël dhe sinqerisht vetëm e nxora jashtë”.
Cook ka bërë të ditur se djaloshi ishte shtyrë në ujë nga një prej miqve të tij.
Fotografi i çiftit Darren Hatt kishte thënë se zonja Cook kishte parë e para djalin teksa përmbytej dhe pasi kishte bërtitur, dhëndri kishte kërcyer në ujë.
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave